KËRKOHET PËRKTHYES I GJUHËS GJERMANE

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” do te zhvilloje  2 vizita studimore në Hamburg të Gjermanisë për një periudhë prej 5 ditësh ,përkatësisht vizita e parë studimore në datat 2-6 Nëntor 2015  dhe vizita e dytë studimore në datat 16-20 Nëntor 2015 me fokus shkëmbimin e eksperiencave më të mira të përcasjes së sistemit dual. Përbërja e grupeve pjesmarrës në këtë vizitë studimore është me 10 anëtare secili grup, kryesisht përfaqësues të institucioneve shqiptare,bizneseve të sektorit të mikpritjes, shkollës së Hoteleri-Turizmit dhe Shkollës Profesionale Kamez..

Në kuadër të këtij aktiviteti nevoitet përzgjedhja e një përkthyesi I cili/cila  do të shoqëroje grupet gjatë vizitave studimore në Hamburg të Gjermanisë ,duke  ofruar përkthimin konsekutiv. Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas për datat  2,3,4, 5  Nëntor 2015, si dhe për datat 16,17,18,19 Nëntor nga ora 09.00 deri në orën 20.00.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Gjermane
  • Të këtë experience në përkthime jo me pak se 3 vjet
  • Të kuptojë, të flasë dhe interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Gjermane

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim,
  2. CV,
  3. Kopjen e Diplomës.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 28/10/2015 ora 12:00.

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Tel. 4 22 30 497

Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al