Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” zhvillon në datat 11 dhe 12 nëntor 2015, në Tiranë dy seminare një ditore me përfaqësues të biznesit si dhe mësues e nxënës të shkollave të Hoteleri-Turizmit dhe Shkollës Profesionale Kamëz.​

Në kuadër të këtij aktiviteti nevojitet një përkthyes për të ofruar përkthimin konsekutiv, Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas në datat 11 dhe 12 nëntor 2015 nga ora 09.00 deri ne oren 16.00.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

-Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Gjermane.

-Të ketë experiencë në përkthime jo më pak se 5 vjet.

-Të kuptojë, të flasë dhe të interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Gjermane.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim,
  2. CV,
  3. Kopjen e Diplomës.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 09/11/2015 ora 14:00.

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Tel. 4 22 30 497

Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al