Në kuadër të projektit ‘’Skemat e Praktikës për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri’’ Kërkohen bashkëpuntore të jashtëm për rishikimin  e skeletkurrikulave të profesionit Recepsionist dhe Kuzhinier ,përkatesisht 5 ekspertë për profesionin ‘’Recepsionist’’ dhe 5 ekspertë për profesionin “Kuzhinier”.

Hartuesit  e skeletkurrikulave duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

Kërkesa të përgjithshme:

  • Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar.
  • Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
  • Të përdorin kompjuterin.

 Kërkesa të veçanta:

  1. Për hartuesit e lëndëve teorike profesionale këkohet:
  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
  • Të kenë përvojë si mësimdhënës ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
  • Të njohin metodologjinë e hartimit të skeletkurrikulave të AP-së.
  • Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
  1. Për hartuesit e moduleve profesionale të detyruar dhe me zgjedhje kërkohet:
  • Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale.
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
  • Të ketë eksperiencë pune si instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
  1. Për konsulentët/validuesit e skeletkurrikulave kërkohet:
  • Të jenë specialist nga bota e punës ose përfaqësue biznesi ose partnerë të tjerë social që lidhen me fushën përkatëse profesionale.
  • Të kenë jo më pak se pesë vite punë në profesionin përkatës.

 Do të preferohen ata bashkëpunëtorë, të cilët janë trajnuar për metodologjinë e hartimit të kurrikulave me dy nivele (qendror dhe shkollor) apo për përmbajtjen e kualifikimit profesional përkatës që ofrojnë shkollat profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës përkatëse profesionale.

Paraqitja e dokumenteve

Kandidati duhet të paraqesë brenda orës 14.00 të datës 26.02.2016 në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë, këto dokumente:

  • Kërkesë për Aplikim.
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë (për hartuesit e lëndëve teorike profesionale).
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së mesme profesionale ose vërtetim nga qendra e punës për pozicionin dhe profesionin që ushtron (për hartuesit e moduleve profesionale).
  • Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK.