2 SEMINARE – Promovimi i praktikave më të mira të mësimit në vendin e punës (Work-Based Learning)

Data: 23-24 Shtator 2015
Vendi: Grand Hotel Tirana

Programi

Në kuadër të Projektit “Skemat e Praktikës për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri“,Agjencia
Kombëtare e Arsimit,Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në bashkëpunim me Institutin
e Hamburgut për Arsimin dhe Aftësimin Profesional/Hamburger Institut für Berufliche
Bildung (HIBB) ,do të organizojë dy seminare në datat 23-24 Shtator 2015, për të përmirësuar
të kuptuarit e qasjeve të sistemit dual ( skemave të mësimit me baze punën ) në mesin e
politikëbërësve , shkollave dhe bizneseve të përfshira në projekt .

Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i modeleve të ndryshme të skemave të mësuarit me
bazë punën tek përfaqësuesit e institucioneve Shqiptare të përfshira ( MMSR , AKAFPK ),
mësuesit e shkollave , bizneset dhe studentët si dhe prezantimi i qasjes së Sistemit Dual
Gjerman dhe ndikimi mbi punësimin e të rinjve .