“Të punojmë së bashku për të arritur suksesin”

Takimi i NSS të EPALE

2-3 mars 2016, Dublin, Irlandë

Arsimimi i të rriturve është një komponent i rëndësishëm i politikës së Komisionit Evropian dhe ka të bëjë me tëmësuarit gjatë gjithë jetës. Kjo përfshin të mësuarit formal, joformal dhe informal për përmirësimin e aftësive themelore, marrjen e kualifikimeve të reja, ngritjen e aftësimit ose rikualifikimit për punësim.

Takimi me grupet NationalSupportServices (NSS) tëEPALE (ElectronicPlatformforAdultLearning in Europe) kishte si qëllim krijimin e një strategjie bashkëpunimi tëtë gjithë aktorëve dhe komuniteteve në fushën e arsimimit tëtë rriturve (AdultLearningEducation-ALE).

Në këtë takim përfaqësohej edhe AKAFPK me dy anëtarë të grupit të saj të EPALE NSS-Albania.

Bazuar në praktikat më të mira në Evropë në arsimin e të rriturve u theksuapërmirësimi dhe sigurimi i efektivitetit të politikave,duke përmirësuar përdorimin e mediave digjitale për arsimimin e të rriturve, përmirësimin e shkrim-leximit, matematikës dhe aftësive digjitale tëtë rriturve,të cilët kanëkualifikime të ulëta.

Gjithashtu, çështje diskutimi e takimit ishteshumëgjuhësia e platformës EPALE.Platforma elektronike për arsimimin e të rriturve në Evropë (EPALE) është një hapësirë ​​shumëgjuhëshe në internet, për të shkëmbyerdhe për të promovuar metodat e praktikave më të mira në arsimin e të rriturve. Individët nga vende të ndryshme, të përfshirë në organizimin dhe dhënien e arsimit për të rriturit mund të hyjnë në  këtë platformë online për të ndarë zhvillimet e fundit dhe njëkohësisht për të mësuar nga njëri-tjetri.

EPALEpërfshin një bibliotekë të burimeve, një kalendar të kurseve dhe ngjarjet me interes për profesionistët e arsimit për të rritur, si dhe një mjet nëkërkimin e partnerëve dhe grupeve bashkëpunues në realizimin e prioritetit Evropian.

Në takim u prezantuan fakte, shifra dhe arritjet e vendet evropiane deri në shkurt 2016, numri i vizitorëve nëbloge, në facebook, në faqe që shikohen nga vizitorë të rinj apo të vjetër.

Raporti final mbi projektet e EPALE 2014 – 2015, progresin dhe realizimet e tyre u prezantua nga Maria Luisa GARCIA Minguez, zëvendës shef i Njësisë (EACEA).

U prezantuan praktikat me te mira si:  përdorimii mediave sociale nga NSS-Slovenia, bashkëpunimi me NSS e tjera (NSS-Germany), ngarkimi (uploading)ipërmbajtjes (NSS- UK), përfshirja e përdoruesve dhe komunikimi (NSS-Itali).

Një faktor i rëndësishëm në arritjen e suksesit është bashkëpunim i NSS dhe CSS (Central Support Service).

Gjithashtu, nëagendën e takimit ishte edhe  planifikimi dhe thirrja për projekte te reja.

Nëpërmjet workshop-eve të ditës së dytë, ku pjesëmarrësit u ndanë në grupe diskutimi të përbëra nga vende të ndryshme pjesëmarrëse të EPALE, u diskutua mbi përfshirjen e bashkëpunëtorëve,mbi angazhimin e përdoruesve mbi strategjitë e komunikimit si edhe sfidat në të ardhmen.