Gjatë periudhës 18-22 korrik EPALE do të organizojë Javën e Të Nxënit në Vendin e Punës. Të nxënit në vendin e punës u jep mundësinë punonjësve për t’i mbajtur njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e tyre të përditësuara, për të përvetësuar aftësi të reja dhe për të përmirësuar punësueshmërinë e tyre. Ai është i dobishëm si për punëmarrësit, ashtu edhe për punëdhënësit, pasi rrit konkurrueshmërinë dhe produktivitetin.
Ne jemi në kërkim të artikujve, blogjeve që shprehin një opinion, të burimeve dhe rasteve studimore në lidhje me:
– të nxënit në mjedise të alternuara (në klasë dhe online)
– sistemimet në punë, përvojën e punës dhe shkëmbimet e punës
– të nxënit dhe zhvillimin
– të nxënit e strukturuar
– të nxënit joformal dhe informal, të nxënit në komunitet ose në vendin e punës
Nëse keni një postim në formë blogu, një histori që bën lajm, ngjarje, video apo rast studimor që lidhet me të nxënit në vendin e punës, mund ta paraqisni për publikim duke na e dërguar në helpdesk@epale-support.eu (linku e dërgon e-mail-in). Duke postuar një material, ju do ta ndani atë me 15,000 përdoruesit e regjistruar të EPALE në mbarë Evropën.
Gjithashtu,mund të regjistroheni (https://ec.europa.eu/epale/en/user/register) dhe të ngarkoni materialin tuaj duke vizituar seksionin e blogjeve (https://ec.europa.eu/epale/en/content/epale_blog_post), atë të lajmeve (https://ec.europa.eu/epale/en/content/epale_article) , të eventeve (https://ec.europa.eu/epale/en/event-calendar) ose të burimeve (https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre).
Të nxënit në vendin e punës është një aspekt i rëndësishëm i të nxënit të të rriturve. Ai u jep mundësinë punonjësve për t’i mbajtur njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e tyre të përditësuara, për të përftuar aftësi të reja dhe për të përmirësuar punësueshmërinë e tyre. Të nxënit në vendin e punës është i dobishëm për punëmarrësit si edhe për punëdhënësit, pasi rrit konkurueshmërinë dhe produktivitetin.
Gjatë periudhës 18–22 korrik EPALE do t’i kushtojë vëmendje të veçantë të nxënit në vendin e punës, duke ju sjellë shumë burime, artikuj në formë blogu dhe lajme interesante nga mbarë Europa. Ne po mbulojmë materiale që lidhen me:
– të nxënit në mjedise të alternuara (në klasë dhe online)
– sistemimet në punë, përvojën e punës dhe shkëmbimet e punës
– të nxënit dhe zhvillimin
– të nxënit e strukturuar
– të nxënit joformal dhe informal ose të nxënit në komunitet në vendin e punës
A e dini se: Një nga modelet më të përhapura për zhvillimin e stafit është modeli 70:20:10. Ai përbëhet nga:
- 70% e të nxënit nga përvoja në punë
- 20% e të nxënit nga njerëzit (p.sh. nga personat model, trajnerët, ose drejtuesit/menaxherët)
- 10% e të nxënit nga trajnimi formal (p.sh. seminaret, orët e mësimit, ose leximi)
Mos harroni të shikoni edhe disa nga materialet e paraqitura më poshtë, të mbledhura nga ekipet kombëtare në mbarë Evropën. Për të parë listën e plotë të të gjitha materialeve tona që lidhen me të nxënit në vendin e punës, vizitoni nëntemën tonë Të nxënit në vendin e punës . https://ec.europa.eu/epale/en/themes/workplace-learning
Artikuj në formë blogu
- Akademia: Profesionalizimi nëpër Europë(https://ec.europa.eu/epale/fr/blog/academia-se-professionnaliser-travers-leurope në gjuhën frënge)
- Përvojat all-neu për një kursant të AFP në Berlin(https://ec.europa.eu/epale/en/blog/all-neu-experiences-vet-trainee-berlin në gjuhën angleze)
- Sistemi Elektronik për Mbështetjen e Performancës së Mësuesve (ET3R): Aplikimi i Metodologjive për të Nxënit e Përzier në Arsim(https://ec.europa.eu/epale/hu/blog/elektronikus-tanari-teljesitmenytamogato-rendszer-et3r-blended-learning-modszerek-alkalmazasa në gjuhën hungareze)
- Erasmus+ në det me RNLI (Royal National Lifeboat Institution)(https://ec.europa.eu/epale/en/blog/erasmus-sea-rnli në gjuhën angleze)
- Grantet e BE-së për Mbështetjen e Të Nxënit në Vendin e Punës(https://ec.europa.eu/epale/hu/blog/unios-forrasok-munkahelyi-kepzesek-tamogatasara në gjuhën hungareze)
- Gjetja e një rruge drejt punësimit(https://ec.europa.eu/epale/en/blog/finding-path-employment në gjuhën angleze)
- Nga Carneval Queens (Mbretëreshat e Karnevaleve) tek Celtic FC (Klubi i Futbollit)(https://ec.europa.eu/epale/en/blog/carnival-queens-celtic-fc në gjuhën angleze)
- Promovimi i punësueshmërisë për femrat në Uells për arritje dhe përparim(https://ec.europa.eu/epale/en/blog/promoting-employability-welsh-women-achieve-and-prosper në gjuhën angleze)
- Raport: Tabela e Cana Gennivilliers: cilësia në përfshirjen sociale(https://ec.europa.eu/epale/fr/blog/reportage-la-table-de-cana-gennevilliers-la-qualite-au-service-de-linsertion-photographies-et në gjuhën frënge)
- Një bisedë e shkurtër imagjinare mbi temën e të nxënit nëpërmjet punës(https://ec.europa.eu/epale/en/blog/short-imaginary-conversation-subject-work-based-learning në gjuhën angleze dhe frënge)
- Mbështetja e stafit të arsimit për të rritur që punojnë me personat vulnerabël(https://ec.europa.eu/epale/en/blog/supporting-adult-education-staff-working-vulnerable-people në gjuhën angleze)
- Tre javët më të mira të jetës sime (https://ec.europa.eu/epale/en/blog/best-three-weeks-my-life në gjuhën angleze)
- Cilat janë kërkesat për trajnimin në vendin e punës?(https://ec.europa.eu/epale/fr/blog/quelles-sont-les-conditions-requises-pour-se-former-en-situation-de-travail në gjuhën frënge dhe angleze)
- Të nxënit në vendin e punës dhe të nxënit nëpërmjet punës në arsimin flamand për të rritur: sot dhe nesër(https://ec.europa.eu/epale/en/blog/workplace-learning-and-work-based-learning-flemish-adult-education-today-and-tomorrow në gjuhën angleze dhe hollandeze)
- Të nxënit në vendin e punës duket se po zgjidh sfida të rëndësishme (https://ec.europa.eu/epale/nl/blog/werkplekleren-lijkt-oplossing-voor-belangrijke-uitdagingen në gjuhën hollandeze)
Burimet
- Modeli i trajnimit 70:20:10 për të nxënit në vendin e punës (VIDEO)(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/702010-training-model-workplace-learning-video në gjuhën angleze)
- #ESJsurvey INSIGHTS No 4 – Zhvillimi i aftësive lulëzon në organizatat që ofrojnë mundësi të ndryshme për të nxënë dhe perspektiva afatgjata (https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/esjsurvey-insights-no-4-skills-development-thrives-organisations-offering në gjuhën angleze)
- Një udhëzues për kompanitë në lidhje me të nxënit në vendin e punës dhe praktikat udhëzuese(https://ec.europa.eu/epale/fr/resource-centre/content/une-demarche-daccompagnement-des-entreprises-sur-lapprentissage-en-situation në gjuhën frënge)
- Faktorët që ndikojnë në Të Nxënit në Vendin e Punës – Analiza e bashkëpunimit midis njeriut dhe kompjuterit(https://ec.europa.eu/epale/hu/resource-centre/content/ferincz-adrienn-hortovanyi-lilla-munkahelyi-tanulast-befolyasolo-tenyezok në gjuhën hungareze)
- Programet e strukturuara për çirakëritë dhe të nxënit nëpërmjet punës – Francë – 2014(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/apprenticeships-and-work-based-learning-structured-programmes-france-2014 në gjuhën angleze dhe frënge)
- Ndërtimi i mbështetjes së sindikatave për të nxënit në vendin e punës në mbarë Europën(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/building-trade-union-support-workplace-learning-throughout-europe në gjuhën bullgare, angleze, frënge, gjermane, hollandeze, italiane, polake, suedeze)
- Sfidat e të Nxënit në Vendin e Punës(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/challenges-workplace-learning në gjuhën angleze)
- Zhvillimi i të Nxënit në Vendin e Punës: Paketë me mjete për sindikatat(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/developing-workplace-learning-toolkit-trade-unions në gjuhën bullgare, angleze, italiane, gjermane, rumune dhe spanjolle)
- Interpretime dhe foma të ndryshme të Të Nxënit në Vendin e Punës(https://ec.europa.eu/epale/hu/resource-centre/content/hortovanyi-lilla-vastag-alexandra-munkahelyi-tanulas-lehetseges-ertelmezesei në gjuhën hungareze)
- Dokumenti i gjelbër i Qeverisë flamande: “Të nxënit dual – një rrugë drejt kualifikimit të plotë”(https://ec.europa.eu/epale/nl/resource-centre/content/conceptnota-vlaamse-regering-duaal-leren-een-volwaardig-kwalificerende në gjuhën hollandeze)
- Udhëzues për ofruesit e aftësive dhe të mundësive për kalimin nga ndihma sociale në punë (https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/guide-skills-and-welfare-work-providers në gjuhën angleze)
- Udhëzues për trajnimin në NVM. 50 raste të praktikës së mirë(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/guide-training-smes-50-cases-good-practisehttps://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/guide-training-smes-50-cases-good-practise në gjuhën angleze)
- Përmirësimi i aftësive të punëmarrësve online në matematikë dhe në gjuhën angleze(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/improving-employee-skills-online-mathematics-and-english në gjuhën angleze)
- Të Nxënit Informal në Vendin e Punës: Zhvillimi i Kompetencës për Shkëmbimin e Njohurive(https://ec.europa.eu/epale/hu/resource-centre/content/horvath-laszlo-informalis-tanulas-munkahelyen-tudasmegosztas në gjuhën hungareze)
- Formulimi i kurrikulës inovatore për të nxënit nëpërmjet punës(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/innovative-curriculum-designing-work-based-learning në gjuhën angleze)
- Arsimi për të rritur që lidhet me punën dhe formimi i vazhdueshëm profesional në Europë(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/job-related-adult-learning-and-continuing-vocational-training-europe në gjuhën angleze)
- Gazeta e Agjencisë Kombëtare për Përmirësimin e Kushteve të Punës(https://ec.europa.eu/epale/fr/resource-centre/content/le-journal-de-lanact-travail-et-changement-sur-les-fest në gjuhën frënge)
- Projekti Mëso & Puno – M&P: Të nxënit në vendin e punës(https://ec.europa.eu/epale/hu/resource-centre/content/lw-learn-and-work-project-munkahelyen-valo-tanulas-modszerei në gjuhën hungareze)
- Të nxënit në vendin e punës(https://ec.europa.eu/epale/hu/resource-centre/content/szabo-katalin-tanulas-munkahelyeken-es-munkahelyekert në gjuhën hungareze)
- Të mësosh ndërkohë që punon: Histori suksesi për të nxënit në vendin e punës në Europë(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/learning-while-working-success-stories-workplace-learning-europe në gjuhën angleze, frënge dhe gjermane)
- Vënia e matematikës dhe e gjuhës angleze në dobi të të gjithëve(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/making-maths-and-english-work-all në gjuhën angleze)
- Të nxënit praktik në vendin e punës(https://ec.europa.eu/epale/nl/resource-centre/content/praktijkvoorbeelden-werkplekleren në gjuhën hollandeze)
- Seminar prezantues “Të nxënit dual: për të gjithë?”(https://ec.europa.eu/epale/nl/resource-centre/content/presentaties-studiedag-duaal-leren-voor-iedereen në gjuhën hollandeze)
- Çmimi për Zhvillim Profesional (ÇZHP): Zhvillimi i Programeve Mësimore për Vendin e Punës (https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/professional-development-award-pda-developing-literacies-learning-programmes në gjuhën angleze)
- Raporti i Projektit: “Drejt një reforme të sistemit të të nxënit në vendin e punës”(https://ec.europa.eu/epale/nl/resource-centre/content/rapport-esf-project-naar-een-hervorming-van-het-stelsel-leren-en-werken në gjuhën hollandeze)
- Mbështetja e zhvillimit të trajnimit nëpërmjet punës(https://ec.europa.eu/epale/fr/resource-centre/content/soutien-au-developpement-des-formations-en-situation-de-travail-fest në gjuhën frënge)
- Paketa e mjeteve për të nxënit nëpërmjet punës(https://ec.europa.eu/epale/en/resource-centre/content/work-based-learning-toolkit në gjuhën angleze)
- Të nxënit në Vendin e Punës dhe Integrimi Social(https://ec.europa.eu/epale/hu/resource-centre/content/csizmadia-peter-munkahelyi-tanulas-es-tarsadalmi-integracio në gjuhën hungareze)
- Statistikat për të Nxënit në Vendin e Punës(https://ec.europa.eu/epale/hu/resource-centre/content/munkahelyi-kepzesek-szamokban në gjuhën hungareze)