Më datat 07, 21, 28 Maj 2020 u zhvilluan takimet për hartimin standardit të  profesionit  “Bojaxhi”

Në fillim të takimit Znj Ejvis Gishti, Drejtori i NAVETQ përshëndeti të pranishmit, duke i falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve kombëtare të profesionit. Ajo nënvizoi se ky proces është i organizuar dhe mbështetur nga ERISEE, në  bashkëpunim ADA  Agjencia Austriak për Zhvillim.boj 21

U bë orientimi i grupit punës për procesin e zhvillimit të standardeve profesionale, duke shpjeguar metodën DACUM dhe përdorimin e saj në përcaktimin e funksioneve dhe detyrave të një profesioni.

Në vazhdim grupi i punës  përcaktoi të gjitha funksionet dhe detyrat dhe më vonë  u identifikuan njohuritë, aftësitë, sjelljet dhe kriteret e performancës për  funksione dhe detyra e këtij profesioni.BOJ

I gjithë informacioni u hodh në formatin kombëtar të standardeve të profesionit.

Takimet  u zhvilluan në “Xheko Imperial Hotel” në Tiranë.