“Kapitull i ri për Evropën”: Thirrje për ide nga të rinjtë e Evropës
Komisioni Evropian ka shpallur një thirrje për ide si pjesë e projektit “Kapitull i ri për Evropën”.
Projekti ”Kapitull i ri për Evropën” (http://www.nnfe.eu/) është iniciuar nga Parlamenti Evropian dhe drejtohet nga Z. Tibor Navracsics nga Komisioni Evropian.
Ky projekt u formulua për t’iu dhënë të rinjve evropianë mundësinë të diskutojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Evropës, për të gjetur zgjidhje për problemet e përbashkëta. Projekti synon që zëri i të rinjve të dëgjohet nga ata, të cilët mund të bëjnë ndryshimin në nivel evropian.
Idetë dhe mendimet e mbledhura do të krijojnë ‘Kapitullin e ri për Evropën’, një platformë, e cila do të informojë në mënyrë të drejtpërdrejtë institucionet evropiane dhe do të ndikojë në vizionet dhe vendimet e tyre. Rezultatet do të shpallen publikisht në faqet e internetit të BE-së.
Qytetarët mund të shprehin pikëpamjet e tyre në lidhje me tema të ndryshme duke filluar nga arsimi e deri tek transporti i qëndrueshëm, ekstremizmi politik dhe vlerat evropiane.
Për më shumë informacion në lidhje me projektin dhe për mënyrën e pjesëmarrjes në të klikoni këtu http://www.nnfe.eu/.