Këshilli Evropian për Arsimin, Rininë, Kulturën dhe Sportin miratoi, më 22 maj 2017, ndryshimet në Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KEK) për të Nxënët gjatë Gjithë Jetës.

Miratimi i këtyre ndryshimeve garanton thellimin dhe vijimësinë e Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, në mënyrë që kjo e fundit të reflektojë zhvillimet e pritshme.

Rishikimi garanton përfshirjen në Kornizën Evropiane të Kualifikimeve të të gjitha kualifikimeve; nga kualifikimet e arsimit të lartë, kualifikimet e arsimit dhe formimit profesional dhe të arsimit të përgjithshëm, deri te kualifikimet e ofruara nga sektori privat dhe organizatat sektoriale ndërkombëtare.

Korniza Evropiane e Kualifikimeve u krijua në vitin 2008 si një kornizë e përbashkët referencuese me tetë nivele evropiane të të nxënit, si një “instrument përkthimi” ndërmjet sistemeve kombëtare të kualifikimeve.

“Korniza Evropiane e Kualifikimeve është histori suksesi. Në thuajse 10 vjet nga krijimi, ajo ka shërbyer që kualifikimet në vende të ndryshme të Evropës të bëhen më transparente dhe të krahasueshme.”, tha znj. Marianne Thyssen, Komisionere për Punësimin, Çështjet Sociale, Aftësitë dhe Mobilitetin në Punë.

Përveç miratimit të Rekomandimit për Kornizën Evropiane të Kualifikimeve për të Nxënët gjatë Gjithë Jetës, Këshilli diskutoi edhe mbi progres-raportin e Europass-it.

Burimi: Komisioni Evropian, http://ec.europa.eu/social/main.jsp?langId=en&catId=89&newsId=2808&furtherNews=yes