Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri”, në kuadër të projektit ERASMUS + zhvillon në datat 1, 2 dhe 3 Mars 2016, në Tiranë 3 seminare një-ditore me përfaqësues të biznesit si dhe mësues të shkollave Profesionale për rishikimin e kurrikulave për profesionin “Recepsionist” dhe “Kuzhinier” .
Në kuadër të këtij aktiviteti nevojiten dy përkthyes për të ofruar përkthimin konsekutiv, Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas në datat 1, 2 dhe 3 Mars 2016 ora 09.00 deri në orën 16.00.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
-Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Gjermane.
-Të ketë experiencë në përkthime jo më pak se 3 vjet.
-Të kuptojë, të flasë dhe të interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Gjermane.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim,
- CV,
- Kopjen e Diplomës.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 25/02/2016 ora 12:00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al
Leave a Comment