Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional  dhe Kualifikimeve (AKAFPK), me porosi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe mbështetjes financiare të programit Erasmus+ të Komisionit Evropian, zhvillon aktivitetin promovues mbi praktikat më të mira në edukimin e të rriturve.

Ky aktivitet zhvillohet ditën e premte, 9 Nëntor 2018, nga 09:00 – 13:00

pranë Hotel “Xheko Imperial”, Tiranë

Në kuadër të këtij aktiviteti nevojitet një përkthyesi për të ofruar përkthimin simultan, Anglisht-Shqip dhe anasjelltas në datën 9 Nëntor 2018, nga 09:00- 13:00.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

-Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Angleze.

-Të ketë eksperiencë në përkthime jo më pak se 3 vjet.

-Të kuptojë, të flasë dhe të interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Angleze.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim,
  2. CV,
  3. Kopjen e Diplomës.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 07.11.2018 ora 14:00.

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Tel. 4 22 30 497

Email: info@akafp.gov.al