Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.2.2017  “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr. 321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

Hartimin e programit orientues të kursit të unifikuar:

  • Estetikë
  • Instalim dhe mirembajtje e rrjetit elektrik
  • Instalime dhe mirëmbajtje hidraulike
  • Kuzhinë
  • Mobileri
  • Parukeri
  • Punime muratimi dhe suvatimi
  • Punime pllakashtrimi
  • Riparime elektroshtëpiake
  • Robaqepsi
  • Saldim
  • Servis elektroauto ne automjetet e lehta
  • Servis motori në automjetet e lehta
  • Shërbime mikpritjeje hotelerie
  • Shërbime në bar dhe restorant

Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:

  1. Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
  • Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  • Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  • Të përdorin kompjuterin.
  1. Kërkesa të veçanta:
  • Të kenë kualifikim profesional në fushën përkatëse;
  • Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
  • Të kenë përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
  • Të kenë përvojë pune në profesionin përkatës
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje e dokumentit vertetues te kualifikimit ne fushwn perkatese. 

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 05 prill 2019, ora 14:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497