AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 11 maj, 2015

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i datës 11…
KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË PROGRAMIT ORIENTUES (TEORI DHE PRAKTIKË) PËR PROVIMET PËRFUNDIMTARE NË DREJTIMIN MËSIMOR “TEKNOLOGJI KIMIKE, NIVELI I”
  1. Kandidatët për hartimin e Programit Orientues për Provimet Përfundimtare, në drejtimin mësimor “Teknologji kimike, Niveli I” – TEORI profesionale e integruar duhet të plotësojnë këto kritere:
  2. Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën e kimisë industriale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  • Të jenë ose të kenë qenë mësues të lëndëve teorike profesionale, që trajtohen në drejtimin mësimor “Teknologji kimike, Niveli I”;
  • Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  1. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës së kimisë industriale, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: 
  • Kërkesë për Aplikim.
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
  • Fotokopje të dokumentit/eve origjinale, që vërtetojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen). 
  1. Kandidatët për hartimin e Programit Orientues për Provimet Përfundimtare, në profilin mësimor “Teknologji kimike, Niveli I” – PRAKTIKË profesionale e integruar duhet të plotësojnë këto kritere:
  2. Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë mbaruar arsimin e mesëm, ose të lartë në fushën e kimisë industriale;
  • Të jenë ose të kenë qenë mësues të praktikës profesionale, që trajtohet në drejtimin mësimor “Teknologji kimike, Niveli I”;
  • Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  1. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës së kimisë industriale, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së mesme profesionale;
  • Fotokopje të dokumentit/eve origjinale, që vërtetojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen). 
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 15 maj, 2015 ora 14:00. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al