Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e 3 materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve). 

  1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:

1.1. Për lëndën profesionale “Hapja dhe ndërtimi i punimeve speciale në gjeologji-miniera”, kl.13, (128 orë), të drejtimit mësimor “Gjeologji miniera”, Niveli III.

1.2. Per lëndën profesionale “Udhëtimi dhe turizmi”, kl.13, (160 orë) të profilit mësimor “Sipërmarrje e agjencisë turistike”, Niv.III.

1.3. Për lëndën profesionale “Teknologji muratimi dhe suvatimi”, kl.12, (68 orë), të profilit mësimor “Shtim dhe veshje me pllaka”, Niveli II.

  1. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore: 

2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:

  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.

2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23 Maj 2018, ora 16:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.

Dokumentacioni dorëzohet dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës ose dërgohet me e-mail në adresat e mëposhtme:.

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Tel. 4 22 30 497

Email: info@akafp.gov.al

shtojca