Për të mbështetur hartimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:

  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulit të ri të profilit mësimor “Nxjerrja e naftës, gazit dhe ujit”, Niv.II i AP, në drejtimin mësimor “Kërkim shpim dhe shfrytëzim nafte, gazi dhe uji”.
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulit të ri të profilit mësimor “Gjeologji”, Niv.II i AP, në drejtimin mësimor “Gjeologji miniera”.
  1. Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulit:

2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:

  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.

2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
  3. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  4. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;

2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23 Maj 2018, ora 16:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.

Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë:

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Tel. 04 22 30 497