AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 15 Qershor 2015

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË PËR HARTIMIN E PËRSHKRIMIT TË PROFESIONEVE TË FUSHAVE PËRKATËSE PËR PROFESIONET: 9211 “Punëtorë të fermave bujqësore”, 9212 “Punëtorë të varieteteve të përziera dhe fermave blegtorale”, 9213 “Punëtorë në kopshte dhe kopshtari”, 9214 “Punëtorë pyjesh”, 9412 “Ndihmës në kuzhinë”. Kandidatët për hartimin e përshkrimit të profesioneve: “Punëtorë të fermave bujqësore”, “Punëtorë të varieteteve të përziera dhe fermave blegtorale”, “Punëtorë në kopshte dhe kopshtari”, “Punëtorë pyjesh”, “Ndihmës në kuzhinë”, duhet të plotësojnë këto kritere: Kërkesa të përgjithshme: Të kenë përvojë pune në fushën e përkatëse; Të punojë aktualisht në fushën e përkatëse; Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj. Të përdorë kompjuterin. Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të profesioneve: Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesionin përkatës; Të punojë aktualisht në fushën përkatëse; Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të profesioneve. Preferohen ata kandidatë, të cilët kanë kualifikime shtesë në fushën përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: Kërkesë për Aplikim. CV Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 19/06/2015 ora 14:00. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al