AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 17 Nentor 2020- NJOFTIM PER SHTYRJE TE AFATIT TE APLIKIMIT

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i dates 17…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregulloren e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
  1. Hartimin e Programit të Kursit të Unifikuar të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Manikyr dhe pedikyr”.
  1. Kërkesat për hartuesit e Programit të Kursit të Unifikuar të FP:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e programeve të Kurseve të Unifikuara:
  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
  3. Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
  4. Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.
  1. Kohëzgjatja
Angazhimi i bashkëpunëtorëve fitues do të jetë për periudhën nëntor – dhjetor 2020. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 20 Nëntor 2020, ora 14:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087 Email: info@akafp.gov.al