Kërkohen bashkëpunëtorë në fushën e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve profesionale:

“Detari”, niveli  IV  në KSHK,

Elektroteknikë”, niveli  II  në KSHK, 

“Mekanikë”, niveli II në KSHK (rishikim)

“Shërbime sociale/shëndetësore/personale” niveli II në KSHK (rishikim)

Kandidatët për hartimin e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale “Detari”, niveli  IV  në KSHK, “Elektroteknikë”, niveli  II  në KSHK,  “Mekanikë”, niveli II në KSHK (rishikim) “Shërbime sociale/shëndetësore/personale” niveli II në KSHK (rishikim),  duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:

  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorë kompjuterin.
  • Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga biznesi:
  1. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse apo në mësimdhënie;
  2. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në fushën përkatëse;
  3. Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve profesionale;
  4. Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
  • Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga ofruesit:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse;
  2. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional;
  3. Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
  • Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës profesionale përkatëse apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim.
  2. CV
  3. Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 26 Tetor  2017, ora 16:30.

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet e-mail-it për rezultatin e aplikimit të tyre.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.

Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Tel. 4 22 30 497

Email: info@akafp.gov.al.