Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve). 

  1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:

1.1. Për lëndën profesionale “Kontabilitet dhe ligjshmëri bujqësore”, kl.13, (68 orë), të drejtimit mësimor “Bujqësi”, Niveli III.

1.2. Për lëndën profesionale “Bimët e arave”, kl.10, (72 orë), të drejtimit mësimor “Bujqësi”, Niveli I.

1.3. Për lëndën profesionale “Drejtim fermash bujqësore”, kl.13, (34 orë), të drejtimit mësimor “Bujqësi”, Niveli III.

1.4. Për lëndën profesionale “Kontabiliteti bankar”, kl.13 (96 orë), të profilit mësimor “Shërbime bankare”, Niveli III.

1.5. Për lëndën profesionale “Organizimi strukturave hoteliere dhe gastronomike”, kl.10 (108 orë), të drejtimit mësimor “Hoteleri turizëm”, Niveli I.

1.6. Për lëndën profesionale “Kontroll tekniko-kimik në teknologjinë ushqimore”, kl.13, (128 orë), të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”, Niveli III.

1.7. Për lëndën profesionale “Ligjshmëria dhe organizimi në ndërtim”, kl.13, (34 orë), të drejtimit mësimor “Ndërtim”, Niveli III.

1.8. Për lëndën profesionale “Shtrim i rrugëve dhe trotuareve”, kl.12, (34 orë), të profilit mësimor “Shtrim dhe veshje me pllaka”, Niveli II.

1.9. Për lëndën profesionale “Silvoteknika”, kl.12, (72 orë), të profilit mësimor “Silvikulturë”, Niveli III.

1.10. Për lëndën profesionale “Rezistencë materialesh”, kl.12 (68 orë), në profilet e nivelit II të drejtimit mësimor “Mekanikë”. 

  1. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore: 

2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:

  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin. 

2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;

2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë 

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 25 Tetor 2017, ora 16:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve akafp.gov.al

Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Tel. 4 22 30 497

Email: info@akafp.gov.al

SHTOJCE