Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:

  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Bujqësi”, Niv. I.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Ekonomi biznes”, Niv. I.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Gjeodezi”, Niv. III.
  1. Kërkesat për bashkëpunëtorët e rishikimit të skeletkurrikulave: 

2.1. Kërkesa të përgjithshme për rishikuesit e skeletkurrikulave:

  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.

2.2. Kërkesa të veçanta për rishikuesit e skeletkurrikulave:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;

2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë 

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 25 Tetor 2017, ora 16:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve akafp.gov.al

Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Tel. 4 22 30 497

E-mail: info@akafp.gov.al