AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE E KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOTIMIN PËR SHTYRJEN E AFATIT TË APLIKIMIT TË BASHKËPUNËTORËVE PËR RISHIKIMIN E SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2021-2022 (NË VIJIM TË NJOFTIMIT TË DATËS 21 SHTATOR 2020) 

Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:

  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Bujqësi” Niveli IV i KSHK.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Gjeologji-miniera”, Niveli II i KSHK.
  1. Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulave:

2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:

  1. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.

2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
  3. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  4. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;

2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
  4. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushë/drejtimin/profilin përkatës

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 09 Tetor ora 14:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve akafp.gov.al.

Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë

Tel. 04 22 37087

Email: info@akafp.gov.al