Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “punonjës mirëmbajtjeje” (mirëmbajtje asetesh) me kontratë me afat të caktuar dhe kohë të pjesshme (6 ore/ditë).

 Kriteret:

  • Kandidatët “Punonjës mirëmbajtjeje”, propozohet të plotësojnë këto kritere:
  1. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  2. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  3. Të jetë shtetas shqiptar;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  9. Preferohet të ketë përvojë pune.
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së-Tiranë, me postë, dosjen me këto dokumente:
  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Reference nga punëdhënësi i fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

Paraqitja e dokumenteve duhet të bëhet brenda dates 16.08.2019 ora 14:00.

Mosparaqitja  e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Tirane me 23 korrik 2019