AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 24 maj 2017 – Kërkohen bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulave të arsimit profesional për vitin shkollor 2017-2018

Për të mbështetur hartimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Markshejderi” Niveli II, të drejtimit mësimor “Gjeologji miniera”.
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Animim social”, Niveli II, të drejtimit mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetsore”.
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Mbrojtje e mjedisit pyjor”, Niveli III, të drejtimit mësimor “Pyje”.
  1. Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulave: 
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e skeletkurrikulave:
  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e skeletkurrikulave:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë 
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 31 maj 2017, ora 16:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: info@akafp.gov.al