Për të mbështetur hartimin e Programeve të kurseve të unifikuara të Formimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:

  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Panele diellore”.
  2. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Frutikulturë”.
  3. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Udhërrëfyes turistik”.
  4. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Mekanik i makinave industriale”.
  5. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Instalime dhe mirëmbajtje e sistemeve ngrohëse-ftohëse”.
  1. Kërkesat për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:

2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:

  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.

2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
  3. Të kenë përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
  4. Të kenë përvojë pune në profesionin përkatës

2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 07 Maj 2019, ora 16:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497