kërkohen bashkëpunëtorë në fushën e hartimit të standardit të profesionit:

  1. “Ndihmës në ndërtim”

Kandidatët për hartimin e standardit të profesionit “Ndihmës në ndërtim” duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:

  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorë kompjuterin.

Kërkesa të veçanta për hartuesit e   standardit të profesionit, ekspertë nga biznesi:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të njohë metodologjinë e hartimit të   standardit të profesionit;
  3. Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
  4. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose mësimdhënie;
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së arsimit të lartë ose të mesëm;
  4. Dokument vërtetues që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopjo e librezës së punës ose vërtetim) në fushën përkatëse;
  5. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 04.09.2020, ora 14.00

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.

Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë

Email: info@akafp.gov.al.

Leave a Comment