Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:

  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Rrjete të dhënash”, Niv. IV i KSHK (në drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikimi”)
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Mbështetje e përdoruesve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, Niv. IV i KSHK (në drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikimi”)
  1. Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave:

2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:

  1. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.

2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave të arsimit profesional;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;

2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  4. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje dy mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 07 Prill 2021, ora 16:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.

Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë

Tel. 04 22 37087