Kërkohen bashkëpunëtore të jashtëm në hartimin e standardeve të profesionit ,përkatesisht 9 ekspertë për profesionin ‘’Recepsionist’’ dhe 9 ekspertë për profesionin Kuzhinier.
Kandidatët për hartimin e standardeve të profesionit Recepsionist dhe Kuzhinier, duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
Kërkesa të përgjithshme:
Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
Kërkesa të veçanta për hartuesit e standardeve te profesionit Kuzhinier dhe Recepsion, ekspertë nga biznesi:
Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse apo në mësimdhënie;
Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në fushën përkatëse;
Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga ofruesit:
Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse;
Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional;
Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesë për Aplikim.
CV
Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 9 Nentor 2015 ora 16:00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK.
4 Comments