AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 6 Janar 2017 – Kërkohet përkthyes konsekutiv Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i datës 6…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” zhvillon në datat 17, 18 dhe 19 Janar 2017 , trajnimin e mësuesve të profilit  “Recepsion” dhe “Kuzhinë” të Shkollave Profesionale të përfshira në projekt. Në kuadër të këtij aktiviteti nevojitet përzgjedhja e një përkthyesi për të ofruar përkthimin konsekutiv Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas në datat 17,18 dhe 19 Janar 2017, nga ora 09.00 deri në orën 16.00 si dhe përkthimin e materialeve të ndryshme.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Gjermane

  • Të këtë experience në përkthime jo me pak se 3 vjet

  • Të kuptojë, të flasë dhe interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Gjermane

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim,

  2. CV,

  3. Kopjen e Diplomës.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 12/01/2017 ora 16:30. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Tel. 4 22 30 497

Email: info.akafp@akafp.gov.al