Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e 8 materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e në vijim tregohen edhe programet e përgjithshme përkatëse të këtyre lëndëve). 

  1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
  • Për lëndën profesionale “Riprodhimi i kafshëve”, kl.11, (72 orë), të drejtimit mësimor “Veterinari”, Niveli III i AP.
  • Për lëndën profesionale “Mbrojtje e kulturave drufrutore”, kl.12, (34 orë), të profilit mësimor “Frutikulturë”, Niveli II i AP.
  • Për lëndën profesionale “Njohuri për lëkurën”, kl.12, (68 orë), të profilit mësimor “Galanteri”, Niveli II i AP.
  • Për lëndën profesionale “Njohuri në mikroekonomi”, kl.10, (108 orë), të drejtimit mësimor “Ekonomi biznes”, Niveli I i AP
  • Për lëndën profesionale “Dendrologji”, kl.10, (72 orë), të drejtimit mësimor “Pyje”, Niveli I i AP
  • Për lëndën profesionale “Hidraulikë e zbatuar”, kl.10, (36 orë), të drejtimit mësimor “Gjeodezi”, Niveli III i AP.
  • Për lëndën profesionale “Nxjerrja e naftës, gazit dhe ujit”, kl.10, (72 orë), të drejtimit mësimor “Kërkim, shpim dhe shfrytëzim nafte, gazi dhe uji”, Niveli I i AP
  • Për lëndën profesionale “Shërbime mjetesh transporti”, kl.11, (68 orë), të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”, Niveli I i AP.
  1. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore: 

2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:

  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.

2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese sillet dorazi);
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 14 Shkurt 2019, ora 16:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dorëzohet dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës ose dërgohet me e-mail në adresat e mëposhtme: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497. Email: info@akafp.gov.al

Shtojce