Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.2.2017  “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr. 321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: 

Hartimin e programeve orientuese për kualifikimet profesionale: 

  • Elektroteknikë Niveli II në KSHK
  • Animim social Niveli III në KSHK
  • Agroturizëm Niveli III në KSHK
  • Shërbime në hotel dhe restorant Niveli III në KSHK
  • Kujdesi për të moshuar (Pilot GIZ) Niveli IV në KSHK
  • Kërkim, shpim dhe shfrytëzim nafte, gazi dhe uji Niveli IV në KSHK 

Rishikimin e programeve orientuese për kualifikimet profesionale:

  • Mekanikë Niveli II në KSHK
  • Shërbime motorike Niveli III në KSHK
  • Shërbime xhenerike Niveli III në KSHK
  • Konstruksione metalike Niveli III në KSHK
  • Mirëmbajtje dhe riparime mekanike Niveli III në KSHK
  • Recepsion Niveli III në KSHK
  • Bar-restorant Niveli III në KSHK
  • Kuzhinë-pastiçeri Niveli III në KSHK
  • Guida turistike Niveli III në KSHK

Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:

Kërkesa të përgjithshme

  • Të jenë shtetas shqiptarë.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

Kërkesa të veçanta:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
  • Të ketë jo më pak se tri vite eksperiencë pune në fushën përkatëse, ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimin profesional të mësipërm.
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm dhe të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune në biznes, në fushën përkatëse.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale apo zhvillojnë lëndët përkatëse.

Paraqitja e dokumenteve

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13 mars 2020, ora 14.00 dorazi, në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në rrugë elektronike (të skanuara) në adresën info@akafp.gov.al këto dokumente:

  • Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  • CV;
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme;
  • Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues në fushë/drejtimin/profilin përkatës dhe/ose profesionin fushën përkatëse në punë;

(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit).

Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.

Tirane me 9 Mars 2020