AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim për shtyrjen e afatit të aplikimit të bashkëpunëtorëve për rishikimin e një skeletkurrikuli të arsimit profesional për vitin shkollor 2021-2022 (në vijim të njoftimit të datës 03 shkurt 2021)

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftime për bashkëpunëtorë
  6. /
  7. Njoftim për shtyrjen e…
Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
  • Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Shërbime kujdesi për të moshuar”, Niv. III i KSHK, të drejtimit mësimor “Shërbime social shëndetësore”.
  1. Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulit:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
  3. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  4. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
  4. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushë/drejtimin/profilin përkatës
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje dy mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
  2. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 17 shkurt 2021 ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087 Email: info@akafp.gov.al