AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Olimpiada e Aftësive Profesionale, 2014, MEGATEK

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Olimpiada e Aftësive Profesionale,…
Në kuadër të veprimtarive për lidhjen  dhe bashkëpunimin me biznesin si dhe për promovimin e Arsimit Profesional, me nismën e MEGATEK, dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), e partnerëve të tjerë si GIZ, SWISSCONTACT, VODAFONE, etj., u organizua Olimpiada e Aftësive Profesionale” 2014,aktiviteti vjetor më i madh për Arsimin Profesional në Shqipëri. Ky aktivitet u financua tërësisht nga MEGATEK dhe partnerët e saj. Aktiviteti përfshiu konkurimin për kompetencat profesionale, të drejtimeve dhe profileve të ndryshme, ndërmjet nxënësve të shkollave  të mesme profesionale, ku ata demonstruan aftësitë, shkathtësitë dhe shprehitë teoriko-praktike, si dhe kompetencat kyçe që nxënësit kanë fituar gjatë gjithë viteve të shkollimit. Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën me mjediset, materialet dhe pajisjet bashkëkohore, që kompania MEGATEK ofron dhe shpërndan në treg. Ky është projekti më i madh në Shqipëri, i cili bashkoi biznesin, qeverinë dhe organizatat jo fitimprurëse në një iniciativë të përbashkët, që mbështet arsimin profesional. Konkursi u zhvillua në mjediset dhe hapsirat e MEGATEK-ut, Tiranë, ku shkollat sipas profileve u përfaqësuan me ekipe prej 5 nxënësish, të klasave të 12-ta dhe 13-ta të përzgjedhur nga vetë ato. Specialistët e fushave hartuan testet teorike dhe praktike duke u mbështetur në programet mësimore përkatëse, si dhe në informacionet e reja të siguruara nga ekspertët e kompanisë gjatë trajnimeve të kryera paraprakisht. Vlerësimi i ekipeve u krye nga një komision i përbashkët me specialistë të fushës (Megatek dhe partnerë të tij)  dhe ekspertë të AKAFPK-së në bazë të kritereve dhe specifikimeve të vlerësimit të hartuara dhe të njohura nga pjesëmarrësit në konkurim. KonkursiOlimpiada e Aftësive Profesionale” 2014,  u realizua në tre faza: Faza e I-rë: Prezantimi i Projektit “ Olimpida e Aftësive Profesonale” në 24 shkollat e mesme profesionale, që ofrojnë kualifikime në drejtimet/profilet:
  • Termohidraulikë                  ( 12 shkolla)
  • Ndërtim                                 ( 3 shkolla )
  • Bujqësi (Kopshtari)              ( 7 shkolla )
  • Përpunim Druri                   ( 3 shkolla )
  • Elektroteknikë (Instalime Elektrike civile dhe industriale)   ( 13 shkolla)
Prezantimi u krye nga grupe specialistë dhe ekspertë të profileve të ndryshme të Megatek dhe të AKAFPK sipas një grafiku të përcaktuar në periudhën 11-26 Mars, me fokusin : qëllimi i olimpiadës, mënyrat e organizimit dhe fazat e zhvillimit të trajnimit dhe konkurseve. Faza e II-tëTrajnimi i pjesëmarrësve të konkursit sipas drejtimeve/profileve   nga ekspertë të huaj (partnerë) të angazhuar nga kompania MEGATEK, në lidhje me informacionet e reja bashkëkohore si dhe metodologjinë e vlerësimit në fushat e mësipërme. Sipas një kalendari, 24, 27, 31 Mars dhe 3, 7 Prill grupet e nxënësve të përzgjedhur (5 nxënës), për çdo shkollë e çdo drejtim/profil së bashku me mësuesin shoqërues, realizuan trajnimin Teorik – Praktik (1 ditor) në mjediset e kompanisë MEGATEK, me specialistë të fushave të ndryshme të Megatek, partnerë të tij si dhe specialistë të AKAFPK. Faza e III-tëKonkursi teorik. U zhvillua në Megatek në një ditë më datë 29 Prill për të gjitha shkollat, drejtimet/profilet. Testi i teorisë përbënte 30% të vlerësimit total dhe përmbante njohuri dhe kompetenca të programit mësimor si dhe informacione të marra gjatë trajnimit. Faza e IV-tëKonkursi praktik (Dita e madhe). Dita e madhe u realizua me një Detyra Praktike e cila fokusohej në përzgjedhjen e veglave, mjeteve, materialeve të punës kryerjen dhe leximin e skicave, llogaritjet ekonomike si dhe zbërthimin, montimin dhe funksionin e pajisjeve, sipas drejtimeve përkatëse duke ju përmbajtur procedurave, standarteve të cilësisë, estetikës, punës në grup dhe kohës së përbushjes së tyre. Detyra praktike zinte 70%, të vlerësimit total për të gjitha drejtimet dhe profilet. Ditën e madhe, më 2 Maj, në të cilën u zhvillua detyra praktike, konkurruan 38 ekipe nxënësish me nga 5 vetë ( 190 nxënës) që u mbështetën nga rreth 1000 nxënës, mësues, drejtues shkollash dhe prindër pothuajse nga të gjitha shkollat profesionale të të gjitha rajoneve të Shqipërisë. Aktiviteti u përshëndet nga drejtues të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, si dhe nga donatorët mbështetës të aktivitetit. Në fazën finale, pas përfundimit të vlerësimit u shpallën dhe shkollat fituese. Çmimi i parë, prej 3000 Eurosh, për çdo  drejtim/profil u fitua nga:
  •  Shkolla “Beqir Çela”, Durrës, për drejtimin “Termohidraulikë
  • Shkolla e ndërtimit “Kol Idromeno”, Shkodër për drejtimin “Ndërtim
  • Shkolla Bujqësore, Kamëz  për drejtimin “Bujqësi” (profili “Kopshtari”)
  • Shkolla “Karl Gega”, Tiranë për drejtimin “Përpunim Druri
  • Shkolla Elektrike “Gjergji Canco”, Tiranë për drejtimin “Elektroteknikë” (profili “Instalime elektrike civile dhe industriale”)
Çmimi fitues prej 3000 Euro do të akordohet nga kompania MEGATEK në formën e blerjes së materialeve/mjeteve të punës të profilit përkatës, duke u bazuar tek një projekt i propozuar dhe hartuar nga vetë shkollat fituese, të cilat do ti ndihmojnë ato për kryerjen me cilësi të praktikave profesionale. Komisionet vlerësuese paraqitën dhe ekipet e shkollave fituese të vendeve të dyta dhe të treta, për çdo drejtim/profil të cilët u pajisën me certifikatat përkatëse. Njëkohësisht, të gjithë nxënësit pjesëmarrës në konkurim u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje. Pra, në një kuptim, të gjithë pjesëmarrësit ishin fitues! Në kuadër të veprimtarive për lidhjen  dhe bashkëpunimin me biznesin si dhe për promovimin e Arsimit Profesional, me nismën e MEGATEK, dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), e partnerëve të tjerë si GIZ, SWISSCONTACT, VODAFONE, etj., u organizua Olimpiada e Aftësive Profesionale” 2014,aktiviteti vjetor më i madh për Arsimin Profesional në Shqipëri. Ky aktivitet u financua tërësisht nga MEGATEK dhe partnerët e saj. Aktiviteti përfshiu konkurimin për kompetencat profesionale, të drejtimeve dhe profileve të ndryshme, ndërmjet nxënësve të shkollave  të mesme profesionale, ku ata demonstruan aftësitë, shkathtësitë dhe shprehitë teoriko-praktike, si dhe kompetencat kyçe që nxënësit kanë fituar gjatë gjithë viteve të shkollimit. Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën me mjediset, materialet dhe pajisjet bashkëkohore, që kompania MEGATEK ofron dhe shpërndan në treg.Ky është projekti më i madh në Shqipëri, i cili bashkoi biznesin, qeverinë dhe organizatat jo fitimprurëse në një iniciativë të përbashkët, që mbështet arsimin profesional. Konkursi u zhvillua në mjediset dhe hapsirat e MEGATEK-ut, Tiranë, ku shkollat sipas profileve u përfaqësuan me ekipe prej 5 nxënësish, të klasave të 12-ta dhe 13-ta të përzgjedhur nga vetë ato. Specialistët e fushave hartuan testet teorike dhe praktike duke u mbështetur në programet mësimore përkatëse, si dhe në informacionet e reja të siguruara nga ekspertët e kompanisë gjatë trajnimeve të kryera paraprakisht. Vlerësimi i ekipeve u krye nga një komision i përbashkët me specialistë të fushës (Megatek dhe partnerë të tij)  dhe ekspertë të AKAFPK-së në bazë të kritereve dhe specifikimeve të vlerësimit të hartuara dhe të njohura nga pjesëmarrësit në konkurim. KonkursiOlimpiada e Aftësive Profesionale” 2014,  u realizua në tre faza: Faza e I-rë: Prezantimi i Projektit “ Olimpida e Aftësive Profesonale” në 24 shkollat e mesme profesionale, që ofrojnë kualifikime në drejtimet/profilet:
  • Termohidraulikë  ( 12 shkolla)
  • Ndërtim   ( 3 shkolla )
  • Bujqësi (Kopshtari)    ( 7 shkolla )
  • Përpunim Druri                   ( 3 shkolla )
  • Elektroteknikë (Instalime Elektrike civile dhe industriale)   ( 13 shkolla)
Prezantimi u krye nga grupe specialistë dhe ekspertë të profileve të ndryshme të Megatek dhe të AKAFPK sipas një grafiku të përcaktuar në periudhën 11-26 Mars, me fokusin : qëllimi i olimpiadës, mënyrat e organizimit dhe fazat e zhvillimit të trajnimit dhe konkurseve. Faza e II-tëTrajnimi i pjesëmarrësve të konkursit sipas drejtimeve/profileve   nga ekspertë të huaj (partnerë) të angazhuar nga kompania MEGATEK, në lidhje me informacionet e reja bashkëkohore si dhe metodologjinë e vlerësimit në fushat e mësipërme. Sipas një kalendari, 24, 27, 31 Mars dhe 3, 7 Prill grupet e nxënësve të përzgjedhur (5 nxënës), për çdo shkollë e çdo drejtim/profil së bashku me mësuesin shoqërues, realizuan trajnimin Teorik – Praktik (1 ditor) në mjediset e kompanisë MEGATEK, me specialistë të fushave të ndryshme të Megatek, partnerë të tij si dhe specialistë të AKAFPK. Faza e III-tëKonkursi teorik. U zhvillua në Megatek në një ditë më datë 29 Prill për të gjitha shkollat, drejtimet/profilet. Testi i teorisë përbënte 30% të vlerësimit total dhe përmbante njohuri dhe kompetenca të programit mësimor si dhe informacione të marra gjatë trajnimit. Faza e IV-tëKonkursi praktik (Dita e madhe). Dita e madhe u realizua me një Detyra Praktike e cila fokusohej në përzgjedhjen e veglave, mjeteve, materialeve të punës kryerjen dhe leximin e skicave, llogaritjet ekonomike si dhe zbërthimin, montimin dhe funksionin e pajisjeve, sipas drejtimeve përkatëse duke ju përmbajtur procedurave, standarteve të cilësisë, estetikës, punës në grup dhe kohës së përbushjes së tyre. Detyra praktike zinte 70%, të vlerësimit total për të gjitha drejtimet dhe profilet. Ditën e madhe, më 2 Maj, në të cilën u zhvillua detyra praktike, konkurruan 38 ekipe nxënësish me nga 5 vetë ( 190 nxënës) që u mbështetën nga rreth 1000 nxënës, mësues, drejtues shkollash dhe prindër pothuajse nga të gjitha shkollat profesionale të të gjitha rajoneve të Shqipërisë. Aktiviteti u përshëndet nga drejtues të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, si dhe nga donatorët mbështetës të aktivitetit. Në fazën finale, pas përfundimit të vlerësimit u shpallën dhe shkollat fituese. Çmimi i parë, prej 3000 Eurosh, për çdo  drejtim/profil u fitua nga: Shkolla “Beqir Çela”, Durrës, për drejtimin “Termohidraulikë” Shkolla e ndërtimit “Kol Idromeno”, Shkodër për drejtimin “Ndërtim” Shkolla Bujqësore, Kamëz  për drejtimin “Bujqësi” (profili “Kopshtari”) Shkolla “Karl Gega”, Tiranë për drejtimin “Përpunim Druri” Shkolla Elektrike “Gjergji Canco”, Tiranë për drejtimin “Elektroteknikë” (profili “Instalime elektrike civile dhe industriale”) Çmimi fitues prej 3000 Euro do të akordohet nga kompania MEGATEK në formën e blerjes së materialeve/mjeteve të punës të profilit përkatës, duke u bazuar tek një projekt i propozuar dhe hartuar nga vetë shkollat fituese, të cilat do ti ndihmojnë ato për kryerjen me cilësi të praktikave profesionale. Komisionet vlerësuese paraqitën dhe ekipet e shkollave fituese të vendeve të dyta dhe të treta, për çdo drejtim/profil të cilët u pajisën me certifikatat përkatëse. Njëkohësisht, të gjithë nxënësit pjesëmarrës në konkurim u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje. Pra, në një kuptim, të gjithë pjesëmarrësit ishin fitues!