Ne permbushjen e misionit te saj te saj, Agjencia do te kryeje funksionet e meposhtme:

  • Harton dhe rishikon regjistrin kombetar te profesioneve, te kualifikimeve, nivelet dhe standardet perkatese;
  • Harton dhe rishikon skelet-kurrikulat e kualifikimeve profesionale;
  • Harton dhe rishikon standardet e trajnimit te mesim-dhenesve te AFP-se;
  • Percakton parimet dhe kriteret e vleresimit dhe certifikimit per kualifikimet profesionale dhe administron regjistrin kombetar te certifikatave te leshuara;
  • Akrediton institucionet e AFP per kualifikimet profesionale;
  • Leshon certifikatat e kualifikimeve profesionale per individet;
  • Siguron qe standardet e kompetencave jane ne perputhje te plote me praktikat me te mira nderkombetare, ne veçanti me Kornizen Evropiane te Kualifikimeve dhe Sistemin Evropian te Kreditimit per AFP-ne;
  • Siguron bashkeveprimin e te gjithe aktoreve kontribuues te shoqerise, ne te gjitha nivelet dhe fazat e planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit te programeve te AFP-se.