FUNKSIONET E AKAFPK-së
1. Hartimi dhe rishikimi i Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale, nëpërmjet: a) hartimit dhe rishikimit të standarteve të profesioneve, standarteve të kualifikimeve dhe kritereve të vlerësimit për kualifikimet profesionale të nivelit 2-5 të KShK-së dhe b) Mbështetjes së zbatimit të mekanizmit të Njohjes së të Nxënit të Mëparshëm në përputhje me standardet e profesionit
2. Hartimi dhe rishikimi i Listës Kombëtare të Profesioneve
3. Hartimi dhe rishikimi i programeve në nivel qendror (skelet-kurrikulave) të kualifikimeve profesionale;
4. Përcaktimi i kritereve të vlerësimit dhe certifikimit të nxënësve në sistemin e AFP-së
5. Hartimi i materialeve mësimore dhe programeve orientuese të teksteve mësimore për arsimin dhe formimin profesional;
6. Mbështetja e ofruesve të AFP-së për zbatimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale dhe të Skelet-Kurrikulave të Kualifikimeve Profesionale;
7. Akreditimi i ofruesve të AFP-së për kualifikimet profesionale të nivelit 2-5 të KShK-së;
8. Mbështetja e ofruesve të AFP-së për zhvillimin dhe sigurimin e cilësisë në përputhje me kriteret e akreditimit
9. Hartimi i standardeve dhe programeve kombëtare dhe për kualifikimin dhe trajnimin e mësuesve të të lëndëve profesionale dhe instruktorëve të praktikave profesionale në sistemin e AFP-së
10. Mbështetja e zhvillimit të sistemit kombëtar të kualifikimeve profesionale në përputhje me zhvillimet europiane, kërkesat e tregut të punës dhe zhvillimin social-ekonomik
11. Zbatimi i projekteve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të financuara nga burime kombëtare ose të tjera dhe zhvillon bashkëpunim të ngushtë me institucionet e BE-së në fushën e AFP-së.
1 Comment