Më datat 23, 29 Korrik  dhe 06 Gusht 2020 Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) zhvilloi takimet për hartimin  e standardit të  profesionit  “Detar i thjeshtë” .

Në fillim të takimit Znj Ejvis Gishti, Drejtori i NAVETQ përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve kombëtare të profesionit.

Zonja Ejvis Gishti, si moderatore, bëri orientimin e grupit punues drejt procesit të zhvillimit të standardeve profesionale, duke shpjeguar metodën DACUM dhe përdorimin e saj në përcaktimin e funksioneve dhe detyrave të një profesioni.

Në vazhdim grupi i punës  përcaktoi të gjitha funksionet dhe detyrat dhe më vonë  u identifikuan njohuritë, aftësitë, sjelljet dhe kriteret e performancës për  funksione dhe detyra e këtij profesioni.

Grupi i  punës ishte i  përbërë nga profesionistë më të mirë të fushës së detarisë.

Takimet u zhvilluan në ambientet e portit detar në Durrës.