Transferim Studimesh të Nxënësve shqiptar ose të huaj, të cilët dëshirojnë të transferojnë studimet nga shkollat profesionale jashtë shtetit në shkollat profesionale në Shqipëri

DOKUMENTET që duhet të paraqesin nxënësit shqiptarë ose të huaj, të cilët dëshirojnë të transferojnë studimet nga shkollat profesionale jashtë shtetit në shkollat profesionale në Shqipëri.

Nxënësit shqiptarë ose të huaj, të cilët dëshirojnë të transferojnë studimet nga shkollat profesionale jashtë shtetit në shkollat profesionale në Shqipëri duhet të paraqesin pranë AKAFPK-së dokumentet (kopjet e dokumenteve origjinale të noterizuara) e mëposhtëm:

  1. Kërkesën për njëvlershmërinë. Kjo kërkesë duhet të formulohet më shkrim nga prindi ose kujdestari ligjor i nxënësit dhe i drejtohet AKAFPK-së. (Shih UDHËZIMin Nr. 21, datë 9.7.2015 “PËR PROCEDURAT E TRANSFERIMIT TË NXËNËSVE NGA NJË NIVEL/DREJTIM I ARSIMIT PROFESIONAL NË GJIMNAZ”, pika 6;
  2. Kopjen e dokumentit të identifikimit të nxënësit, të noterizuar;

Kopjet e përkthyera dhe noterizuara të dëftesave të klasave paraardhëse të arsimit profesional, që nxënësi ka kryer në vendin nga vjen.