Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në   bashkëpunim me projektit Skill for Jobs (S4J) zhvilloi takimet për hartimin  dhe validimin e standardeve të  profesioneve “Teknik rrjeti” dhe “Teknik për mbështetjen e përdoruesve TIK” në datat 09, 15 dhe 22  dhe 29 Dhjetor 2020.

Zonja Ejvis Gishti, Drejtori i NAVETQ përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve kombëtare të profesionit dhe si moderatore, bëri orientimin e grupit punues drejt procesit të zhvillimit të standardeve profesionale, duke shpjeguar metodën DACUM dhe përdorimin e saj në përcaktimin e funksioneve dhe detyrave të një profesioni.

Në vazhdim grupi i punës  përcaktoi të gjitha funksionet dhe detyrat dhe më vonë  u identifikuan njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe kriteret e performancës për  funksionet dhe detyrat e këtyre profesioneve.

Validimi i standardit të profesionit u bë nga një grup tjetër ekspertësh të zgjedhur sipas kritereve përkatëse.

Grupi i  punës ishte i  përbërë nga profesionistë të ardhur nga kompani private në sektorin Teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri si dhe mësues të profesionit nga shkolla të mesme profesionale me qëllim reflektimin e kërkesave të tregut të punës për kualifikimet që kërkohen në këto profesione.