AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Workshop për hartimin e standardeve të kualifikimit “Punime dekorative dhe bojatisje” dhe “Shtrim dhe veshje me pllaka”

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Workshop për hartimin e…

Më datat  10, 23 dhe 28 Dhjetor  2020 u zhvilluan takimet për hartimin e standardit të  kualifikimit  “Punime dekorative dhe bojatisje”  dhe më datat 03, 10, 18 Shkurt   2021 u zhvilluan takimet për hartimin e standardit të  kualifikimit “Shtrim dhe veshje me pllaka”

Në fillim të takimit Zj. Ejvis Gishti, Drejtore e AKAFPK përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve kombëtare të kualifikimit.  Ajo nënvizoi se ky proces është i organizuar dhe mbështetja nga ERISEE (Education Reform Initiative of South Eastern Europe), në  bashkëpunim  Austrian Development Cooperation.

Në fillim të takimit u  bë orientimi i grupit për hartimin e standardeve/përshkrimeve të kualifikimeve profesionale “Punime dekorative dhe bojatisje” dhe “Shtrim dhe veshje me pllaka”.

Grupit të punës iu prezantua formati i standardeve/përshkrimeve të kualifikimeve profesionale   dhe më pas u bë  orientimi për plotësimin e rubrikave të njohurive dhe shprehive profesionale bazuar në rezultatet e të nxënit.

Fillimisht u plotësuan informacioni hyrës i kualifikimeve që ka të bëjë me titullin, kohëzgjatjen, qëllimin e kualifikimit, kriteret në hyrje dhe mundësitë e punësimit dhe kualifikimit të mëtejshëm.

Në vazhdim grupi i punës  përcaktoi të gjitha rubrikat kryesore lidhur me njohuritë dhe shprehitë profesionale dhe  u bë  orientimi për shkrimin e rezultateve të të nxënit si bazë për hartimin e  standardeve /përshkrimeve të kualifikimit.

Puna për hartimin e standardeve të  kualifikimeve “Punime dekorative dhe bojatisje” grupi i punës u mbështet në standardet kombëtare dhe rajonale të profesioneve  “Bojaxhi” dhe “Specialist të punimeve të  sistemeve të thata në ndërtim” dhe për  hartimin e  standardit të  kualifikimit “Shtrim dhe veshje me pllaka” në standardet kombëtare dhe rajonale të profesioneve  “Shtrues dyshemeje” dhe “Shtrues dhe veshës muresh me pllaka”.