Më datat 23, 30, Shtator dhe 08 Tetor 2020 u zhvilluan takimet për hartimin e standardeve të profesioneve “Shtrues dyshemeje” dhe “Shtrues dhe veshës muresh me pllaka”
Në fillim të takimit Zj. Ejvis Gishti, Drejtore e AKAFPK përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve kombëtare të profesionit. Ajo nënvizoi se ky proces është i organizuar dhe mbështetja nga ERISEE (Education Reform Initiative of South Eastern Europe), në bashkëpunim Austrian Development Cooperation.
Zonja Ejvis Gishti, si moderatore, bëri orientimin e grupit punues drejt procesit të zhvillimit të standardeve profesionale, duke shpjeguar metodën DACUM dhe përdorimin e saj në përcaktimin e funksioneve dhe detyrave të një profesioni.
Në vazhdim grupi i punës përcaktoi të gjitha funksionet dhe detyrat dhe më vonë u identifikuan njohuritë, aftësitë, sjelljet dhe kriteret e performancës për funksione dhe detyra e këtyre profesioneve
Takimi u zhvilluan në” Xheko Imperial Hotel “në Tiranë.