AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 11 Mars 2026 – për specialistë të jashtëm për hartimin e 10 (dhjetë) materialeve mësimore mbështetëse

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar; Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurimin për specialistë të jashtëm lidhur me: Hartimin e 10 (dhjetë) materialeve mësimore mbështetëse për lëndët/modulet profesionale si më poshtë (në Shtojcën bashkëlidhur tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve/moduleve):
  1. Lëndët/modulet profesionale për të cilët do të hartohen materialet mësimore:
  2. Lënda: “Marketing bujqësor”, me kod (L-17-626-23), kl.11, 72 orë, në kualifikimin profesional “Agrobiznes”.
  3. Lënda: “Komunikimi në strukturat agroturistike”, me kod (L-38-727-25), kl.13, 32 orë, në kualifikimin profesional “Agroturizëm”.
  4. Lënda: “Sistemi tatimor”, me kod (L-17-637-23), kl.13, 64 orë, në kualifikimin profesional “Tregti”.
  5. Lënda: “Bazat e komunikimit dhe etika profesionale” me kod (L-17-769-25), kl.10, 108 orë, në kualifikimin profesional “Administrim biznesi”.
  6. Lënda: “Hyrje në administrim biznesi”, me kod (L-17-770-25), kl.10, 108 orë, në kualifikimin profesional “Administrim biznesi”.
  7. Moduli: “Bazat e elektroteknikës”, me kod (M-11-2093-24), viti I, 120 orë në kualifikimin profesional “Energji e rinovueshme”.
  8. Moduli: “Planifikimi i punës dhe i burimeve për proceset e logjistikës”, me kod (M-17-2319-25), kl.10, 36 orë në kualifikimin profesional “Menaxhim i furnizimit dhe logjistikës” arsim i dyfishtë.
  9. Moduli: Transporti dhe dërgesat”, me kod (M-18-2321-25), kl.10, 30 orë në kualifikimin profesional “Menaxhim i furnizimit dhe logjistikës” arsim i dyfishtë.
  10. Moduli: “Shtrimi dhe veshja e sipërfaqeve me pllaka”, me kod (M-02-1804-21), kl.12, 119 orë, në kualifikimin profesional “Shtrim pllakash dhe veshje muresh”.
  11. Moduli: “Ndjekje punimesh për zbatimin e projektit”, me kod (M-02-1912-23), kl.13, 63 orë, në kualifikimin profesional “Ndërtim”.
  12. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore mbështetëse të lëndëve/moduleve profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme:   
  1. a) Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe gojë;
  2. b) Të kenë aftësi të punës në grup;
  3. c) Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. d) Të zotërojë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. e) Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2.  Kërkesa të veçanta:
  1. a) Të kenë përfunduar arsimin e lartë;
  2. b) Të kenë përvojë si mësimdhënës në fushën/lëndën përkatëse;
  3. c) Të kenë aftësi për të përgatitur materiale të shkruara;
  4. d) Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  5. e) Të kenë përvojë pune si mësimdhënës në AFP dhe/ose në arsimin e lartë në kualifikimin profesional përkatës (të paktën 3 vitet e fundit).
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. a) Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës;
  2. b) CV në shqip;
  3. c) Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. d) Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje të librezës së punës/vërtetim pune/vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-albania) në fushën përkatëse;
  1. e) Dokument zyrtar nga institucioni përkatës, ku specifikohen lënda/lëndët ose moduli/modulet e zhvilluara, si dhe kohëzgjatja (të paktën 3 vitet e fundit);
  2. f) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës (nëse disponohen).
  1. Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje 1 (një) mujore, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj.
  2. Çdo grup pune për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 anëtarë të shpallur fitues.
Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 19 mars 2026, ora 16.30. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë. Tel. 04 22 37087  Vini re: E-maili i dërguar NUK duhet të përmbajë dokumente të ZIP-uara. Shtojca