AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 1 Prill 2026 – për specialistë të jashtëm me kontratë si trajnerë për vlerësimin e kandidatit për kategorinë e kualifikimit “mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura për vitin 2026

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Udhëzimit nr 759, datë 30.9.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjen e njësive të zhvillimit të institucioneve ofruesve të AFP dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, Udhëzimit nr. 64, datë 20.02.2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr.21, datë 27.06.2022, “Për kualifikimin e vazhduar profesional të mësimdhënësve të kulturës profesionale në arsimin dhe formimin profesional”, Urdhrit të AKAFPK nr. 4, datë 07.0l.2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzuesin “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK”, Urdhrit të AKAFPK nr. 7, datë 12.01.2026 “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat, afatet kohore dhe përgjegjësitë që lidhen me kualifikimin e mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP, për vitin 2026”, si dhe Urdhrit të AKAFPK nr. 9, datë 14.01.2026 “Për krijimin e komisionit për kualifikimin e mësimdhënësve të arsimit dhe formimit profesional”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm me kontratë lidhur me:
  1. Vlerësimin e mësimdhënësve kandidatë për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura për vitin 2026.
  2. Kërkesat për specialistë të jashtëm/trajnerë për vlerësimin e mësimdhënësve të kulturës profesionale kandidatë për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura për vitin 2026:
 
  • Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë.
  • Të kenë aftësi të punës në grup.
  • Të përdorin programet bazë të kompjuterit.
  • Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik.
  • Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
    • Kërkesa të veçanta:
  • Të kenë diplomë të arsimit të lartë (të paktën niveli 7 i KSHK-së).
  • Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP.
  • Të kenë aftësi moderuese dhe prezantuese.
  • Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
  • Të kenë përvojë në hartimin e materialeve në mbështetje të trajnimit të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP.
  • Të jenë angazhuar në trajnime të mëparshme të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP, mbi “Bazat e didaktikës në AFP”.
  • Të jenë angazhuar në projekte dhe programe për zhvillimin e vazhduar profesional të mësimdhënësve.
  1. Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesën për aplikim, referuar njoftimit përkatës për aplikim.
  2. Jetëshkrimin (CV) në gjuhën shqipe.
  3. Fotokopje të dokumenteve të diplomimit (Diploma)/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës.
  4. Fotokopje të dokumentave zyrtare që vërtetojnë kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës ose të deklaratës së kontributeve nga e-albania, dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
  5. Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë angazhimet si trajnerë në “Bazat e didaktikës në AFP” (sipas viteve), si dhe të angazhimeve të tjera në trajnimin e mësimdhënësve.
  6. Fotokopje e dokumentit zyrtar të institucionit, që vërteton se kandidati ka jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit të mesëm dhe/ose të lartë.
  7. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme apo angazhimeve të tjera (nëse disponohen).
 
  1. Kandidatët do të renditen dhe do të shpallen fitues 3-5 specialistë të jashtëm/trajnerë për vlerësimin e seancave mësimore të hapura nga lista e aplikantëve, të cilët plotësojnë më mirë kërkesat.
 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1.5 mujore (një muaj e gjysëm), qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
 
  1. Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 07 prill 2026, ora 16:30.
Mosparaqitja e dokumentacionit të plotë ose jashtë afatit të caktuar, sjell skualifikim të menjëhershëm të aplikantit. Aplikantët do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, brenda 5 ditësh pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al; ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë    Tel. 04 22 37087 Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkëlidhur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, përndryshe duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.