AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 5 Tetor 2026 – PËR SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E 10 (DHJETË) MATERIALEVE MËSIMORE MBËSHTETËSE

NJOFTIM

PËR SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E 10 (DHJETË) MATERIALEVE MËSIMORE MBËSHTETËSE

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 659, nenet 850-876), të Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar. të Ligjit nr. 23/2026, “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, të Vendimit nr. 673 datë 16.10.2019 të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, si dhe të Urdhrit nr. 21, datë 13.04.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurimin për specialistë të jashtëm lidhur me: Hartimin e 10 (dhjetë) materialeve mësimore mbështetëse për lëndët/modulet profesionale si më poshtë (në Shtojcën⬇️ bashkëlidhur tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve/moduleve):  

1. Lëndët/modulet profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:

  1. Moduli: “Hulumtimi dhe frymëzimi për dizajnin”, me kod (M-10-2248-26), viti I, 120 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Dizenjim mode”, niveli V i KSHK-së.
  2. Lënda: “Menaxhimi i fermës bujqësore në agroturizëm”, me kod (L-17-726-25), kl. 12, 144 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Agroturizëm”, niveli IV i KSHK-së.
  3. Lënda: “Menaxhimi i fermës blegtorale në agroturizëm”, me kod (L-17-730-25), kl. 13, 96 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Agroturizëm”, niveli IV i KSHK-së.
  4. Moduli: “Menaxhimi i platformës e-commerce/webshop”, me kod (M-17-2410-26), kl. 10, 54 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Tregti elektronike (e-commerce)” – arsim i dyfishtë, niveli IV i KSHK-së (4-vjeçar).
  5. Moduli: “Marketing digjital”, me kod (M-17-2415-26), kl. 10, 54 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Tregti elektronike (e-commerce)” – arsim i dyfishtë, niveli IV i KSHK-së (4-vjeçar).
  6. Lënda: “Kirurgji veterinare”, me kod (L-19-083-26), kl. 11, 72 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Veterinari”, niveli IV i KSHK-së.
  7. Lënda: “Patologji veterinare”, me kod (L-19-826-26), kl. 11, 72 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Veterinari”, niveli IV i KSHK-së.
  8. Lënda: “Standardet e cilësisë në shërbime sociale dhe shëndetësore”, me kod (L-20-784-26), kl. 13, 64 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK-së.
  9. Lënda: “Hyrje në menaxhim”, me kod (L-17-772-25), kl. 11, 108 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Administrim biznesi”, niveli IV i KSHK-së (4-vjeçar).
  10. Lënda: “Elektronikë dhe procese automatizimi”, me kod (L-12-568-25), kl. 13, 64 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Elektroteknikë”, niveli IV i KSHK-së.

2. Kërkesa për hartuesit e materialeve mësimore mbështetëse të lëndëve/moduleve profesionale:

2.1. Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
  2. Të kenë aftësi të punës në grup;
  3. Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2. Kërkesa të veçanta:
  1. Të kenë përfunduar arsimin e lartë;
  2. Të kenë përvojë si mësimdhënës në fushën/lëndën përkatëse;
  3. Të kenë aftësi për të përgatitur materiale të shkruara;
  4. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  5. Të kenë përvojë pune si mësimdhënës në AFP dhe/ose në arsimin e lartë në kualifikimin profesional përkatës (të paktën 3 vitet e fundit).
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës;
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje të librezës së punës/vërtetim pune/vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-albania) në fushën përkatëse;
  5. Dokument zyrtar nga institucioni si mësimdhënës/pedagog në kualifikimin përkatës, (të paktën 3 vitet e fundit);
  6. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës (nëse disponohen).
3. Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje një muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj. 4. Grupi i punës për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 deri 5 anëtarë të shpallur fitues. Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 09 tetor 2026, ora 14.00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al në zyrat e AKAFPK-së, në adresën: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë. Tel. 04 22 37087 Vini re: E-maili i dërguar NUK duhet të përmbajë dokumente të ZIP-uara. Shtojca 2026 ⬇️