AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 5 Tetor 2026 – PËR SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E 10 (DHJETË) PROGRAMEVE TË KURSEVE TË UNIFIKUARA TË FORMIMIT PROFESIONAL

NJOFTIM

PËR SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E 10 (DHJETË) PROGRAMEVE TË KURSEVE TË UNIFIKUARA TË FORMIMIT PROFESIONAL

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 659, nenet 850-876), të Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar. të Ligjit nr. 23/2026, “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, të Vendimit nr. 673 datë 16.10.2019 të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, si dhe të Urdhrit nr. 21, datë 13.04.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurimin për specialistë të jashtëm lidhur me:

1. Hartimin e Programeve të 10 (dhjetë) Kurseve të Unifikura të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:

  1. Program i kursit të unifikuar “Mobilim i hapësirës”.
  2. Program i kursit të unifikuar “Bazat e menaxhimit të biznesit”.
  3. Program i kursit të unifikuar “Sistemet e ajrit të kondicionuar”.
  4. Program i kursit të unifikuar “Instalime, mirëmbajtje dhe riparime të sistemeve ngrohëse-ftohëse”.
  5. Program i kursit të unifikuar “Shërbime mirëmbajtje në automjete”.
  6. Program i kursit të unifikuar “Shërbime me motorët e automjeteve”.
  7. Program i kursit të unifikuar “Shërbime në sistemet elektrike dhe elektronike”.
  8. Program i kursit të unifikuar “Marketing digjital në e-commerce”.
  9. Program i kursit të unifikuar “Shërbimi ndaj klientit”.
  10. Program i kursit të unifikuar “Monitorimi dhe vlerësimi i sistemeve të sigurisë kibernetike”.

2. Kërkesat për hartuesit e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:

2.1. Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe gojë;
  2. Të kenë aftësi të punës në grup;
  3. Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2. Kërkesa të veçanta:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën profesionale përkatëse;
  2. Të kenë përvojë pune, si mësimdhënës në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;
  3. Ekspertë të biznesit: Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse (të paktën 3 vitet e fundit).
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës;
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje të librezës së punës/vërtetim pune/vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-albania) në fushën përkatëse;
  5. Dokument zyrtar nga institucioni si mësimdhënës në kualifikimin përkatës, (të paktën 3 vitet e fundit);
  6. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës (nëse disponohen).
3. Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje një muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj. 4. Çdo grup pune për hartimin e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP do të jetë i përbërë nga 3 deri 5 anëtarë të shpallur fitues.

Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s`kualifikim të kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 9 tetor 2026, ora 14.00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al në zyrat e AKAFPK-së, në adresën: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë. Tel. 04 22 37087

Vini re: E-maili i dërguar NUK duhet të përmbajë dokumente të ZIP-uara.