NJOFTIM
PËR SHTYRJE AFATI APLIKIMI PËR SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E 2 (DY) MATERIALEVE MËSIMORE MBËSHTETËSE
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 659, nenet 850-876), të Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar. të Ligjit nr. 23/2026, “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, të Vendimit nr. 673 datë 16.10.2019 të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, si dhe të Urdhrit nr. 21, datë 13.04.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
Hartimin e 2 (dy) materialeve mësimore mbështetëse për modulet profesionale si më poshtë (në Shtojcen bashkëlidhur tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre moduleve):
1. Modulet profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
- Moduli: “Menaxhimi i platformës e-commerce/webshop”, me kod (M-17-2410-26), kl. 10, 54 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Tregti elektronike (e-commerce)” – arsim i dyfishtë, niveli IV i KSHK-së (4-vjeçar).
- Moduli: “Marketing digjital”, me kod (M-17-2415-26), kl. 10, 54 orë mësimore, në kualifikimin profesional “Tregti elektronike (e-commerce)” – arsim i dyfishtë, niveli IV i KSHK-së (4-vjeçar).
2. Kërkesa për hartuesit e materialeve mësimore mbështetëse të moduleve profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- Të kenë aftësi të punës në grup;
- Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2. Kërkesa të veçanta:
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në fushën/lëndën përkatëse;
- Të kenë aftësi për të përgatitur materiale të shkruara;
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- Të kenë përvojë pune si mësimdhënës në AFP dhe/ose në arsimin e lartë në kualifikimin profesional përkatës (të paktën 3 vitet e fundit).
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës;
- CV në shqip;
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje të librezës së punës/vërtetim pune/vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-albania) në fushën përkatëse;
- Dokument zyrtar nga institucioni si mësimdhënës/pedagog në kualifikimin përkatës, (të paktën 3 vitet e fundit);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës (nëse disponohen).
3. Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje një muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj.
4. Grupi i punës për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 deri 5 anëtarë të shpallur fitues.
Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 26 tetor 2026, ora 14.00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al
në zyrat e AKAFPK-së, në adresën: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë. Tel. 04 22 37087
Vini re: E-maili i dërguar NUK duhet të përmbajë dokumente të ZIP-uara.
- Shkarko Shtojcen: Shtojca