AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Konference Ndërkombëtare, Torino Process 2015

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Konference Ndërkombëtare, Torino Process…
Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF), në datat 3 dhe 4 Qershor 2015, organizoi një konference të një niveli të lartë ndërkombëtar në të cilën u prezantuan gjetjet e  Procesit të Torinos (Torino Process) “MOVING SKILLS FORËARD TOGETHER” – Tendencat, Sfidat dhe Historitë e Suksesit të AFP në vendet partnere të ETF. Politikë bërës të niveleve të larta në vendet partnere (pjesë e të cilave është edhe Shqipëria), në Komisionin Evropian, në Parlamentin Evropian dhe në vendet anëtare të BE, në komunitetin e ekspertëve ndërkombëtarë të AFP-së,  përfaqësues nga partnerët socialë dhe organizata të tjera ndërkombëtare  morën pjesë dhe ndanë në këtë event perspektivat e tyre në fushën e zhvillimit të burimeve njerëzore. Pjesëmarrës në këtë event ishte dhe delegacioni shqiptar përfaqësuar nga Zj. Gentjana Sula, Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Z. Bashkim Sala, Këshilltar pranë Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Zj. Ejvis Gishti Shehi, Përgjegjëse e Sektorit të Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale në AKAFPK dhe Zj. Edlira Popa Specialiste në Sektorin e Skeltetkurrikulave dhe Standardeve të Kualifikimit të Mësuesve në  AKAFPK. Torino Process i frymëzuar nga Procesi i Kopenhagenit/Bruges i BE, synon një angazhim më të madh të vendeve në këtë proces, pjesëmarrje të gjerë dhe të hapur të aktorëve në sektorin publik dhe privat dhe një qasje të bazuar në evidenca të politikave të zhvillimit të kapitalit human. Torino Process mbështet vendet partnere  në reflektimin e tyre rreth politikave të AFP-së  bazuar në dimensionet kyçe të analizës së politikave, që përfshijnë:  vizionin; efektivitetin në adresimin e kërkesave të ekonomisë dhe të tregut të punës, si dhe të sfidave të natyrës sociale, demografike, etj.;  si dhe eficiencën e brendshme të AFP-së dhe qeverisjes së saj.  Të gjitha këto dhe të tjera u trajtuan gjatë sesioneve të ndryshme të realizuara gjatë këtyre dy ditëve, në dy prej të cilave u prezantuan edhe politikat dhe praktikat shqiptare lidhur me efektivitetin ne ofrimin e AFP-së dhe me tendencat e reja në zhvillimin aftësive dhe të AFP-së. Të gjitha mesazhet kyçe që dolën gjatë diskutimeve në nivel politik dhe teknik gjatë kësaj konference çuan në formulimin e deklaratës së Torino Process 2015 (shih bashkëngjitur) si pjesë e një angazhimi të përbashkët në zhvillimin e kapitalit human. Deklarata e Torino Process 2015 (Kliko këtu) Torino Process 2015 (Kliko këtu)