AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

Njoftim i datës 14 Maj 2018 – Kërkohen bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulave të arsimit profesional për vitin shkollor 2018-2019

Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon: 
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit së profilit mësimor “Shërbime elektroauto” Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Shtrim pllakash dhe veshje muresh”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Ndërtim”.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Teknologji e prodhimit të pijeve”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”.
  1. Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
  3. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  4. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23 Maj 2018, ora 16:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497