AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM i dates 26 Prill 2022 – PËR BASHKËPUNËTORË PËR VLERËSUES TË JASHTËM TË PROCESIT TË AKREDITIMIT

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë (të ndryshuar), Ligjit nr. 7961 datë 12.7.1995 të Kodi të Punës të Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit Nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247 datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit Nr. 69/2012 “Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, (i ndryshuar) me ligjin nr. 56/2015 i datës 28.5.2015, me ligjin nr. 48/2018 i datës 23.7.2018”, VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, Urdhrit Nr. 128, datë 06.07.2021 të ministrit të Financave dhe Ekonomisë  “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Rregullores së brendshme të AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të Shkollës së mesme profesionale “Teknike Ekonomike” që ofron kualifikimet e mëposhtme:

 
 
  1. “Ekonomi biznes” niveli II në KSHK

 

2. “Llogari” niveli IV në KSHK

3. “Sigurime” niveli IV në KSHK

4. “Tregti” niveli IV në KSHK

5. “Sipërmarrje e Agjencisë Turistike” niveli IV në KSHK

6. “Administrim zyre” niveli IV në KSHK

7. “Tekstil Konfeksione” niveli II në KSHK

8. “Modelim”niveli III në KSHK

9. “Tekstil Konfeksione” niveli IV në KSHK

10. “Dizenjues mode”niveli në KSHK

 

 

 Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:  

Kërkesa të përgjithshme 

  • Të jenë shtetas shqiptar
  • Të kenë marrë pjesë në trajnimet dhe aktivitetet e zhvillimit profesional të organizuara nga AKAFPK
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira që e lejojnë të kryej detyrat përkatëse
  • Të mos kenë marrë masë disiplinore në fuqi nga institucioni ku zhvillon veprimtarinë në momentin e kandidimit, si edhe gjatë gjithë periudhës në të cilën janë të regjistruar në “Regjistrin Publik të Vlerësuesve të Jashtëm të AKAFPK-së
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi

Kërkesa të veçanta: 

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
  • Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune.
  • Të kenë ndjekur me sukses trajnimet për vlerësues të jashtëm të akreditimit, të miratuar dhe të zhvilluar nga AKAFPK-ja.
  • Të kenë marrë certifikatën e pjesëmarrjes në trajnim dhe të regjistruar në “Regjistrin e Vlerësuesve të Jashtëm të procesit të akreditimit të AKAFPK-së”.
  • Të mos jenë përjashtuar për të vepruar si vlerësues i jashtëm.
  • Të mos jetë në konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

Paraqitja e dokumenteve

  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim e firmosur nga kandidati
  • Fotokopje të Kartës së identitetit
  • Raport mjeko-ligjor “I aftë për punë”
  • Jetëshkrimi (CV)
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  • Fotokopje të kualifikimeve të ndryshme apo trajnime dhe aktivitete të zhvillimit profesional të organizuara nga AKAFPK
  • Kopje të Certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si Vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IOAFP-ve
  • Deklaratën e nënshkruar që nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1).
  • Dëshmi penaliteti
  • Vetëdeklarim që nuk ka masë disiplinore në fuqi nga institucioni ku zhvillon veprimtarinë.
  1. Kandidati duhet të dorëzoj në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në mënyrë elektronike (të skanuara) në adresën info@akafp.gov.al dosjen me këto dokumente.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit brenda datës 04 Maj 2022, ora 16.30

Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.

SHTOJCA