AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Workshope rajonale Korniza Shqiptare e Kualifikimeve-Analiza e Kërkesës për Kualifikime, në Vlorë, Fier, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kamëz

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Workshope rajonale Korniza Shqiptare…
Në rajonet e Vlorës, Fierit, Durrësit, Lezhës, Shkodrës përkatësisht më 10, 11 15, 18 dhe 19 Dhjeror, si dhe në Kamëz më 12 Nëntor 2014, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise (MMRS), Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF) (dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH, GIZ) në mbështetje të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Aftësi dhe Punësim, 2014-2020, u zhvilluan takime konsultativ në kuadrin e një studimi për analizën e kërkesës për kualifikime në nivel kombëtar/sektorial dhe për çdo rajon, duke patur si synim final rekomandimin e një liste të kualifikimeve të përditësuar sipas niveleve të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte i identifikimi i nevojave për kualifikime në këto rajone, në përputhje me prioritet rajonale të zhvillimit ekonomik dhe tendencat në punësim, duke mundësuar edhe një ndarje më të madhe të përgjegjësisë me sektorin privat, në këtë kontekst. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të shoqatave te biznesit, përfaqësues të firmave të ndryshme të ndërtimit, në fushën e kofeksioneve, bujqësisë, industrisë etj., përfaqësues të sindikatave, anëtarë të bordeve të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional, zyrave të punës, pushtetit vendor dhe përfaqësues të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional publik dhe privat, etj.