Vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit në faqen e AKAFPK-së, të datës 11 nëntor 2022, për pjesëmarrje në përbërjen e Komitetit Sektorial të Mikpritjes dhe Turizmit të cilët do të mbështesin zhvillimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK).
Komisioni i ngritur me Urdhër Nr. 4, datë 05.01.2022, me nr. Protokolli 6, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e kandidatëve, (shih dosjet e bashkëpunëtorëve, bashkëlidhur procesverbalit), vendosi të shpallë fitues për anëtarë të Komitetit Sektoriale të Mikpritjes dhe Turizmit :
Anisa Subashi Anëtar, përfaqësues i Federatës së sindikatave të punonjësve të Tregtisë, shërbimeve Financiare, Bankare, e Turizmit ( pjesë e Konfederatës së sindikatave të Shqipërisë) Rrahman Kasa Anëtar, përfaqësues i shoqatës së punëdhënësve, Unioni Turistik Shqiptar Fatos Çerenishti Anëtar, përfaqësues biznesi me përvojë të pasur në zhvillimin e burimeve njerëzore Matilda (Andoni) Naço Anëtar, ekspert i pavarur Gid Shaqiri Anëtar, ekspert i pavarur Ardiola Alikaj Anëtar, ekspert i pavarurTirane me 22 Nentor 2022