Agjencia Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) u caktua si Qendra Kombëtare Mbështetëse (QKM) e EPALE nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) në kuadrër të programit Erasmus+. AKAFPK ka udhëhequr aktivitete si një QKM për EPALE që nga Janari 2016, duke promovuar platformën dhe Të nxënit e të Rriturve tek profesionistë dhe ekspertë të fushës në 4 rajone të vendit.
Në 2017 QKM do të vazhdojë të organizojë aktivitete në rajone të tjer a të Shqipërisë me synim që të mbështesë dhe nxisë ekspertët dhe aktorët kryesorë të të nxënit të të rriturve në angazhimin e tyre dhe zgjerimin e kontakteve.